Protesta opozitës, Balla: Vrasësit e protestuesve, duan të vijnë në pushtet me dhunë

Shqipëria

Protesta opozitës, Balla: Vrasësit e protestuesve, duan të vijnë në pushtet me dhunë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:34
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar Bashës së nxitësin kryesor të dhunës në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se vrasësit e protestuese 8 vite më parë duan të vijnë në pushtet me dhunë.

Taulant Balla: "Dua ti drejtohem personalisht Lulzim Bashës, si nxitësi dhe orkestruesi kryesor i dhunës opozitare sot në KUvend. Kushdo e mbeshtet thjesht dhe vetëm sa largon Shqipërinë nga Evropa dhe nxit destabilitetin në vend. Edhe ndërsa qytetarë dhe punojës të policisë së shtetit mund të goditen nga urdhrat qorre të Lulzim Bashës. Shqiptarët nuk kanë parë kurrë një lider opozitë që të bëjë thirrje të hapur për të goditur forcat e rendit dhe institicioneve.

Të gjitha maskat kanë rënë. Ata që vranë protestuesit pra 8 vitesh duan të vijnë prapë në fuqi përmes forcës dhe dhunës.

Politikanë të vjetër, të frikësuar nga drejtësia e re që po vjen janë bërë të gjithë bashkë Luli, Berisha dhe Monika për të mbrojtur interesat e tyre personale në kurriz të shqiptarëve dhe interesave të shqiptarëve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat