Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

Shqipëria

Saimir Tahiri mbërrin te Krimet e Rënda

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:37
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë mesditë në Gjykatën për Krime të Rënda, ku pritet të zhvillohet seanca paraprake dhe të merret një vendim për dosjen.

Së bashku me Tahirin, në seancën paraprake, janë edhe 3 ish-punonjësit e policisë, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode

Ashtu si ishte deklaruar edhe me pare sot eshte “përballja” e radhës së ish-ministrit me Prokurorinë, e cila kërkon ta marrë të pandehur për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

Vetem pak dite me pare eshte zgjedhur Miliana Muca si gjyqtare e dosjes ne fjale. Mësohet se dosja përbëhet nga 50 fashikuj dhe brenda këtyre 10 ditëve, gjykata të marrë në shqyrtim dosjen dhe të dalë me një vendim.

Më herët, avokati i Tahirit, është shprehur se do të kërkojnë pushimin e çështjes, me pretendimin se akuza nuk ka prova për akuzat e ngritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat