Rama në spital? Balliu: Të bëhen publike lëvizjet

Shqipëria

Rama në spital? Balliu: Të bëhen publike lëvizjet

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:42
Klevis Balliut

Babai i ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliut, ka konfirmuar lajmin që djalit i tij publikoi se kryeministri Rama është shtruar në spital. Fahri Balliu, i ftuar në studion e RTV Ora, tha se kryeministria duhet të bëjë publike lëvizjet e kryeministrit.

”Informacioni ka qenë i saktë. Nuk është çështje e rëndësishme Për këtë duhet që Kryeministria të bëjë transparencë, të publikojë lëvizjet e kryeministrit, çdo lëvizje ilegale e kryeministrit është shkelje e më së paku 100 rregullave. Për lëvizjet e tij gjatë këtyre ditëve ka një heshtje shumë të rëndë nga ana e Kryeministrisë aq më shumë që është përhapur kjo e vërtetë. Të gjitha punët shtetëror në Shqipëri bëhen sipas merkatos personale të private të Ramës. Nuk kemi këtu Ramë si kryeministër por si person. Ky i zgjidh si person ndaj është edhe një terr informativ për këtë çështje për opinionin publik”,-tha Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat