Kisha e Shën Kollit në Vodicë, projekt për përforcimin e këmbanares

Shqipëria

Kisha e Shën Kollit në Vodicë, projekt për përforcimin e këmbanares

Më: 21 mars 2019 Në ora: 13:05
Kisha e Shën Kollit në Vodicë

Në kishën e Shën Kollit në Vodicë, DRRK Korçë, ka kryer dokumentimin fotografik dhe grafik të gjendjes aktuale të kishës dhe problematikës së këmbanarisë, për të realizuar projektin për përforcimin e këmbanares.

Kisha është e ndërtuar në shek e 18 dhe është e tipit një nefeshe me kupolë në pjesën qendrore dhe me një tambur të lartësuar mbi çati që shpaloset me 9 dritare.
Kupola shkarkon në 4 pilastra që dalin nga qoshet e murit. Pjesa tjetër e mbulesës është me qemer guri dhe tavane me formë të ndërthurur cilindrike dhe sferike.

Kisha ka këmbaneri që është ndërtuar në pjesën jugore të kishës dhe ka lartësi 8m. Kulla e këmbanërisë është prej mur guri smerc të punuar. E gjithë kisha është me muraturë guri me gur të zonës pak të punuar.

Pas viteve 1990 janë kryer ndërhyrje restauruese jo të pranueshme si suvatime të mureve apo mbulesa jo të përshtatshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat