Rudina Hajdari nga Kuvendi: Marrëveshjet kanë shkatërruar Shqipërinë

Shqipëria

Rudina Hajdari nga Kuvendi: Marrëveshjet kanë shkatërruar Shqipërinë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:12
Rudina Hajdari

Rudina Hajdari e cila nuk dogji mandatin e deputetit ishte sot e pranishme në parlament.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo deklaroi se marrëveshjet politike kanë shkatërruar Shqipërinë.

Nën emocione të forta që shpesh i krijonin vështirësi në të folur, Rudina Hajdari, mbajti fjalimin e parë në Kuvend, pas vendimit të saj kundër grupit të PD-së, për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit.

“Do hedh hapa të sigurtë larg politikës së vjetër. Vendime që i përkasin të ardhmes së Shqipërisë. Do vij me propozime të qarta për ta kthyer vendin në normalite. Unë ndenja në parlament se unë dua të sjell një model të ri në politik, që do i japë fund njëherë e mirë tranzicionit në Shqipëri”, deklaroi Hajdari.

Rudina Hajdari nga Kuvendi tha se dorëzimi i mandateve u be për të shpejtuar kalimin e pushtetit është përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre 20 viteve.

“Ky model i vjetër politik që nuk do tia dijë për të ardhmen e të rinjtë duhet të marrë fund. Kjo politikë e mbrapshtë e ekstremiteteve dhe ushqyer nga korrupsioni na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë. Nuk ndërtuam kurrë kulturën demokratike. Dorëzimi i mandateve për të shpejtuar një kalim të pushtetit nuk është gjë tjetër vetëm përshkallëzim ekstrem i sjelljes politike të këtyre mbi 20 viteve”

Asnjë nuk mund ta gjykojë vendimin tim. Do bëj hapa të sigurtë larg politikës së vjetër.

Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, doli në kundërshti me vendimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, dhe kryetares së LSi-së Monika Kryemadhi e aleatëve të djathtë, që i kushtoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Vendimin për të mos hequr dorë pëballë qytetarëve që e kanë zgjedhur, Hajdari tha se e mori pas konsultimeve edhe me ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat