Bashkia pastron rrugën te Parlamentit

Shqipëria

Bashkia pastron rrugën te Parlamentit

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:13
Foto

Pas çdo proteste të opozitës përballë parlamentit, pamja që mbetet pas janë shishet e ujit dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës, por edhe tymuese të cilat u hodhën nga protestuesit.

Ndërkohë, siç mund të shihni edhe nga këtë foto, me largimin e protestuesve, nisën menjëherë nga puna punonjëset e Bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët.

Në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat