Sinjalizuesit nuk funksionuan, shqiptarët "paqe" me korrupsionin

Shqipëria

Sinjalizuesit nuk funksionuan, shqiptarët "paqe" me korrupsionin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:33
Foto

Pavarësisht se ligji për sinjalizuesit ka rreth tre vite që është miratuar, duket se rezultatet nuk kanë qenë ato të priturat.Florian Karaj, inspektor pranë ILDKPKI-së ka deklaruar se praktika nuk ka funksionuar  deri më tani pasi ndërgjegjësimi i qytetarëve është i vogël.Ligji për sinjalizuesit ose ndryshe për spiunimin e praktikave korruptive nuk ka funksionuar as në vendet e Ballkanit.

Ligji për sinjalizuesit ose ndryshe për spiunimin në rastet se dyshohet për korrupsion nuk ka funksionuar.

Florian Karaj, inspektor pranë ILDKPKI-së, shprehet se pavarësisht promovimit ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet shumë i vogël. Sipas Karaj, ky proces pati vështirësi edhe në ngritjen e njësive të sinjalizuesve.

Florian Karaj: Nuk është atje ku duhet niveli i ndërgjegjësimit të publikut që të bëhen pjesë e sinjalizimit.Jemi të bindur dhe të qartë se korrupsioni po e dëmton shumë shoqërinë tonë dhe megjithë rastet e hetimeve apo të identifikimeve përsëri është e nevojshme që të ndërgjegjësohet publiku.

Por duket se një proces i tillë nuk ka pasur sukses as në vendet e Ballkanit.

Arjan Dyrmishi, drejtor i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes  u shpreh se kjo praktikë nuk ka dhënë asnjë efekt në luftën ndaj korrupsionit në këto vende.

Arjan Dyrmishi: Rajoni i Europës Juglindore është rajoni i cili është më i avancuar në nivel lokal sa i përket mbrojtjes ligjore të sinjalizimit. Megjithatë kjo nuk ka kontribuar që rajoni të dalë nga kriza e korrupsionit.

E pranishme në këtë aktivitet, ambasadorja e Holandës kërkoi që të bëhet kujdes  me informacionin pasi  kjo mund të dëmtojë jetët e njerëzve apo mund të dëmtojë institucionet.

Këto deklaratat u bënë në ditën ndërkombëtare të sinjalizuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat