Lirohen 11 protestues të opozitës

Shqipëria

Lirohen 11 protestues të opozitës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 21:46
Foto ilustruese

Janë liruar 11 persona, të cilët u shoqëruan në polici gjatë protestës së sotme të opozitës para parlamentit.

Personat u liruan pas marrjes në pyetje dhe kryerjes së procedurave.

Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha në Facebook shkruan:

“Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga policia! Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat