Zëdhënësi i Metës i përgjigjet zëdhënësit të Stanishiçit

Shqipëria

Zëdhënësi i Metës i përgjigjet zëdhënësit të Stanishiçit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:42
Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Presidenti Ilir Meta me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, akuzave të zëdhënësit të Stanishiçit dhe njëkohësisht këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu.

‘Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti.

Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve’, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta.

Çfarë tha Baton Haxhiu në Opinion:

Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Kjo klimë politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Këta kanë frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat