Sherr në emision, Nano: Ke pirë ndonjë gotë? Shehi: Je banda e legenëve të Ramës

Shqipëria

Sherr në emision, Nano: Ke pirë ndonjë gotë? Shehi: Je banda e legenëve të Ramës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 07:47
Dashamir Shehi dhe Mustafa Nano

Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion.

Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: “Ke pi ndonjë gotë”.

Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre të shkëmbeheshin disa fyerje gjatë mbrëmjes së sotme.

DEBATI

Mustafa Nano: Ti je në politikë, unë nuk jam. Këto janë opinione që unë i shpreh.

Dashamir Shehi: Për ça ke ardhur ti këtu o burr për katekizëm, do bëjmë diskutim akademik apo do bëjmë politikë.

Mustafa Nano: E mo Dash ke pirë ndonjë got tani, muhabet koti.

Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës

Mustafa Nano: Ti pi nga mengjesi deri në darkë, nuk thashë ndonjë gjë nuk është turp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat