Ambasadori i Britanisë në selinë e PD-së, takim me Bashën

Shqipëria

Ambasadori i Britanisë në selinë e PD-së, takim me Bashën

Më: 22 mars 2019 Në ora: 10:34
Selia, PD

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman ndodhet në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Një nga temat e diskutimit pritet të jetë dhe situata politike në vend.

Përmes një postimi në twitter disa ditë më parë ambasadori i Britanisë së Madhe u shpreh kundër protestave të dhunshme dhe bëri apel për vetëpërmbajtje

“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj të protestës. Megjithatë kjo e drejtë duhet ushtruar në mënyrë paqësore. Dhuna minon demokracinë. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë përmbajtje. Të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore” shkruante ambasadori Norman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat