Brahimaj: I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë

Shqipëria

Brahimaj: I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 11:41
Edmond Brahimaj

Sot është Sulltan Novruzi, festa e besimtarëve bektashinj. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj mbajti ceremoninë e shenjtë me një urim për besimtarët bektashinj shqiptarë por edhe të çdo besimi duke bërë thirrje për më shumë dashuri.

Teksa foli për jetën e Imam Aliut, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve tha: ”Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri tjetrin. i lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo në vend numëro këto realitet të trishtuar. I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithë amin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat