Ralf Gjoni, jep deklaratën e parë si deputet në FB: Falënderojë policinë që më mbron!

Shqipëria

Ralf Gjoni, jep deklaratën e parë si deputet në FB: Falënderojë policinë që më mbron!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 12:22
Ralf Gjoni

Brenda 24 orëve, deputeti që rrëmbeu mandatin nga sigla dhe lista e LSI-së është bërë lajm, në çdo media në vend.

Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, Gjoni u bë ‘Lajm’ pasi një i ri e përleu me bojë të kuqe, ndërkohë që ishte nisur drejt seancës për tu betuar. Por edhe pas kësaj, te dera e parlamentit ai lëshoi sërish deklarata delirante, deri edhe fyese për taksapaguesit shqiptarë.

‘Nuk jam këtu për rrogën e qelbur të deputetit...jam shkolluar jashtë...punoj jashtë...kam nënshtetësi të huaj...’, ishin disa nga frazat që shkaktuan zemërim në opinion. Po ditën e djeshme, në rrjet u shpërnda një deklaratë e Ralf Gjonit rreth një muaj më parë, kur deklaronte në studion e, Artur Zhejit, se nëse do të ishte deputet i PD ose LSI do ta digjte urgjent mandatin. Por sapo i erdhi rasti për të treguar integritetin dhe karakterin e tij bëri krejtësisht të kundërtën, duke hedhur dyshime të forta për aktin ‘prej tradhtari dhe të shituri te Rama’, siç po akuzohet rëndom gjatë këtyre ditëve.

Edhe ditën e sotme, tashmë i veshur me petkun dhe imunitetin e deputetit, Ralf Gjoni është shfaqur në deklaratën e tij të parë në FB si ligjvënës, mjaft qesharak dhe meskin. Nëpërmjet një shënimi të shkurtër, Ralf Gjoni, falënderon policinë e Lleshajt dhe Ramës që nuk përmbahet me gaz e arrestime të protestuesve, për mbrojtjen që po i japin atij dhe kolegëve të tjerë renegatë.

Postimi i plotë i statusit të Ralf Gjonit në FB

Shpresën nuk duhet t`a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim, si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat