Basha uron Sulltan Nevruzin: Besimi për një të nesërme më të mirë, do na bëjë bashkë

Shqipëria

Basha uron Sulltan Nevruzin: Besimi për një të nesërme më të mirë, do na bëjë bashkë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:07
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha uroi besimtarët bektashinj për Sulltan Nevruzit.

Basha në një deklaratë për mediat tha se besimi për një të nesërme më të mirë, do na bëjë bashkë.

Lulzim Basha: "Të gjithë besimtarëve bektashinj dua ti uroj nga zemra për ditën e Sulltan Nevruzit, për këtë festë hyjnore të dritës, shpresës por edhe demokracisë, vlera për të cilën kanë rënë martirët bektashinj, vlera mbi të cilën kanë triumfuar më 22 mars '92 shqiptarët mbi diktaturën më të egër, vlera për të cilën janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat e lirisë, besimit në Zot, dinjitet të njeriut, tek besimi për një të nesërme më të mirë që duhet, do na bëjnë bashkë dhe po na bëjnë bashkë. Një rrugë që uroj të jetë po kaq e ndritur se kjo e sotmja."

Ndërsa refuzoi të komentojë situatë politike: Herë tjetër, jo nga teqeja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat