Korcë, rrezikohen 20 monumente kulture

Shqipëria

Korcë, rrezikohen 20 monumente kulture

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:42
Foto

Kisha e Shën Mërisë në Niçë të Pogradrecit është në krye të listës së 20 monumenteve të rrezikuara pas dimrit të ashpër që kaloi qarku i Korçës.

Mungesa e vëmendjes për vite me radhë ka bërë që objekti fetar i mbrojtur nga shteti të rrezikojë dëmtime të parikthyeshme.

Gjergji Koki: "Ka ndjeshmëri të madhe për banorët, që kanë iniciativën për ta financuar vetë restaurimin e kësaj kishe. Ne kemi miratuar projektin e restaurimit dy muaj më parë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit dhe parashikojmë që kur koha të jetë optimale të ndërhyjmë për ta shpëtuar këtë objekt dhe për ta nxjerrë nga lista e rrezikut."

Ura dhe shtëpi karakteristike qindra vjeçare plotësojnë listën e objekteve të mbrojtura që kanë në nivelin më të lartë të riskut

Gjergji Koki: "Shumica prej tyre janë banesa private që ndodhen në fshatra të thella, si zona e Mokës, Devollit apo zona të tjera në pjesën e Ersekës. Gjithashtu janë edhe disa ura që synojmë ti restaurojmë në vitet që vijnë, apo objekte kulti që kanë funksione të ndryshme."

Në qarkun e Korçës numërohen 167 objekte monument kulture të kategorive të ndryshme, disa nga të cilat kërkojnë ndërhyrje urgjente për të shpëtuar vlerat e rralla që mbartin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat