Panariti: Nuk po kërkojmë pushtet në tavolinë, por standarde për garë të ndershme

Shqipëria

Panariti: Nuk po kërkojmë pushtet në tavolinë, por standarde për garë të ndershme

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:46
Edmond Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ftuar në  rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar situatën politike në vend pas djegieve të mandateve. Panariti, tha se përkundrejt pretendimeve të mazhorancës, opozita nuk kërkon pushtetin në tavolinë, por kërkon  një proces zgjedhor të pacenueshëm dhe të pablerë.

“Zgjidhja duhet të jetë e shpejtë. Kjo nuk është ndërrim pushteti, siç mundohet ta karakterizojë mazhoranca. Edhe shtyrja e zgjedhjeve lokale. Këto janë modaliteti të cilat do të disktojnë palët në tavolinë, do të garantojë një proces zgjedhor të pacenueshëm dhe të pablerë. Këto kërkon opozita në hap të parë. Kjo kërkon edhe detaje të tjera. Duhet një qeveri e palëve e mirëbesimit që kërkon t’i japë zgjidhje. Nuk është opozita aq e papërgjegjshme që të kërkojë zgjedhje në tavolinë”- u shpreh Panariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat