Terror mbi punonjësit për të marrë pjesë në antimitingun e Edvinit....

Shqipëria

Terror mbi punonjësit për të marrë pjesë në antimitingun e Edvinit....

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:10
Sali Berisha

Ish-Kryeminstri Berisha ka shperndarë në faqen e tij në facebook mesazhe të qytetarëve në të cilët shpjegohet terrori që po përjeton administrata për të marrë pjesë në mitingun e paralajmëruar nga PS për ditën e shtunë.

Ja postimi i plotë

Vazhdon terrori mbi punonjësit e administratës për të marrë pjesë me detyrim në antimitingun e Edvinit!

Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb

Mirëmbrëma!

Në lidhje me atë që disa persona kanë shprehur për mitingun e atij plerës në datën 23 është shumë e vertetë. Tek ne kanë ushtruar një presion të madh duke na detyruar të japim emrat e personave që do marrim me vete edhe në momentin që do jemi në shesh duhet ti bejmë foto edhe t’ju a dergojmë. Presioni ka qenë nëse nuk vini edhe nuk sillni njerëz jeni të pushuar direkt nga puna.

Ju uroj gjithë të mirat.

Pershendetje Zoti Berisha!

Jam një qytetare nga Gjirokastra dhe po Ju vë në dijeni se kryetari i Partisë Socialiste Gjirokastër po bën lista me punjonjës të admiistratës, duke i detyruar dhe trembur me vendin e punës, për t'i dërguar në Tiranë ditën e shtunë me autobuza në mbështetje të Lali Erit.

Mund tua vertetoni shqiptarëve me foto e video "sesa e duan Lali Erin" sa dhe nga Gjirokastra e largët po mbledhin njerëz se nga Tirana askush s'genjehet.

Poshtë mashtruesit dhe hajdutët.

Anonim ju lutem 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat