Për çfarë do të vijë Fatos Nano në kongresin e PS?

Shqipëria

Për çfarë do të vijë Fatos Nano në kongresin e PS?

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:12
Fatos Nano

Ish-kreu socialist Fatos Nano ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit në Kongresin e PS-së.

Ramës i duhet prania e tij në Kongres edhe si një simbol i unitetit përballe opozitës që tashme është në protestë bashkë me qytetarët shqiptarë.

Nuk dihet ende nëse Nano do të mbajë fjalim apo jo. Ish-kryeministri ka 14 vjet që është tërhequr nga politika aktive.

Ai tentoi dy herë të zgjidhej President i Republikës, por nuk mori mbështetjen as të vetë PS-së.

Kjo për shumë arsye që u cilësuan në ato kohë si akuza për lidhje te tij me çeshtje korrupsioni kur ishte në krye të qeverisë.

Ish kreu socialist Fatos Nano thuhet se e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen dhe do të jetë pjesë e paneleve të diskutimit pr se në cilët panele nuk është dhënë akoma asnjë shpjegim publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat