Shumica dhe opozita e re t'i hapin rrugë integritetit në parlament

Shqipëria

Shumica dhe opozita e re t'i hapin rrugë integritetit në parlament

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:19
Kuvendi i Shqiperise

27 vite me pare, me 22 Mars 1992, vendlindja ime aq e dashur, MIRDITA fisnike, me zgjodhi deputet te saj.  Edhe njehere ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimet me te perzemerta te gjithe mirditoreve pa asnje dallim dhe kudo qe ata jane, ne Shqiperi dhe ne Imgracion, per besimin dhe privilegjin qe me dhane. Ruaj kujtimet me te bukura nga fushata elektorale dhe takimet ne fshatrat e qytetet ne ate muaj pranveror.

Falenderoj nga zemra edhe te gjithe deputetet e asaj kohe. Me kete rast u bej apel edhe te gjithe imigranteve nga Shqiperia: Le te kontribojme me gjithcka mundemi qe Parlamenti i sotem te miratoje te gjitha ligjet qe duhen per zbatimin pa vonesa te Reformes ne Drejtesi dhe te beje nje Reforme Zgjedhore rrenjesore duke i kthyer popullit te drejten per te zgjedhur deputetet e tij.

Se pari, kjo reforme duhet te ndryshoje sistemim e sotem zgjedhor jodemokratik; te beje jopartiake Komisionet Zgjedhore te te gjitha niveleve dhe komisionet e numerimit te votave; tu jape te drejten e votimit emigranteve shqiptarë per zgjedhjet Parlamentare; te ndaloje financimet kriminale te partive dhe fushatave elektorale; t’u hape rrugen e bllokuar nga politika e krimi njerezve me integritet te larte qe ata te mund te kandidojne. Po te jete vullneti pozitiv i mazhorances dhe deputeteve te opozites, sot Parlamenti i ka votat te beje me te miren per Shqiperine tone te dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat