Punime tek “Mbikalimi Kasharit-Rinas”, ja kur devijohet trafiku

Shqipëria

Punime tek “Mbikalimi Kasharit-Rinas”, ja kur devijohet trafiku

Më: 22 mars 2019 Në ora: 16:27
Foto

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites do të kryhen punime në aksin rrugor “Mbikalimi Kasharit – Rinas” dhe për këtë arsye do të devijohet qarkullimi i mjeteve.

ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat