Viktima, avokati i njohur Ravik Gurra, 50 vjeç është qëlluar pas koke, nga autori që ishte i maskuar dhe ka përdorur një armë zjarri pistoletë.
Gurra ishte duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit, ku autori iu afrua dhe pa i folur e qëlloi në kokë me pistoletë me silenciator.
Ai më pas është larguar me një mjet që e priste. Makinës dyshohet se i është vënë flaka, për të zhdukur gjurmët. Shērbimet e Policisë së qyteti të Elbasanit kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Ndërkohë, vlen të theksohet se avokati ka mbrojtur çështje të bujshme, siç është ajo e Çapajve dhe Shullazit.
Të gjithë këta emrat të mbrojtur nga Gurra janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale, ndaj një nga pistat e hetimit do të jetë lidhja e avokatit me ta.