Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur për vrasjen e avokatit

Shqipëria

Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur për vrasjen e avokatit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:55
Foto ilustruese

“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të Avokat Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë. E tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese duke i dhënë përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë të autorëve të kësaj vepre e cila vjen e bëhet çdo ditë më prezente në kërcënim të jetës dhe shëndetit ndaj avokatëve, veprime që kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit sa të nderu aq edhe fisnik të avokatit”, -deklaron Dhoma e Avokatisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat