Kujdes! Sot devijohet trafiku në këtë aks, ARRSH: Ja si do qarkullohet

Shqipëria

Kujdes! Sot devijohet trafiku në këtë aks, ARRSH: Ja si do qarkullohet

Më: 23 mars 2019 Në ora: 08:54
Ilustrim

Kujdes per gjithe perdoruesit e rruges ne aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas”.

ARRSH ben me dije se duke filluar nga sot, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

“Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve. Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë kontraktore që do të realizojë punimet”- njofton ARRSH.

Me tej, Autoriteti kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat