Gent Caka: Faleminderit që më pranuat, sot Shqipëria është faktor në Rajon dhe BE

Shqipëria

Gent Caka: Faleminderit që më pranuat, sot Shqipëria është faktor në Rajon dhe BE

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:06
Gent Caka

Ministri i Jashtem ne detyre Caka ka thene se: Ky Kongres i takon PS-së më shumë sesa integrimit por PS me  punën e saj ka treguar se i takon vendit. Jemi vetëm tre muaj para hapjes së negociatave dhe na presin punë konkrete.

Kam pak kohë për të treguar se Shqipëria pa asnjë ekuivok ka treguar çdo obligim për anëtarësim. Ne kemi kryer punën përgatitore duke e bërë këtë vend institucionalisht më funksional për të arritur atë që është jetike.

Për këtë punë, PS ka meritë të madhe dhe kryeministri Edi Rama në veçanti. Shqipëria në rajon nuk është më indiferente dhe as fluide që merr formë sipas rrethanave. Jemi faktor i pamohueshëm në transformimin rajonal.

Ky s’është opinioni im por një fakt i njohur i të gjithë aktorëve. Faktori i tretë: Politika e Shqipërisë pavarësisht vepron me politikën e BE dhe jemi një faktor frymëzues për kapacitetet tona...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat