Rama: Nuk kemi mandat për të lëshuar, u kemi duruar baltën, vezët e bojën në fytyrë

Shqipëria

Rama: Nuk kemi mandat për të lëshuar, u kemi duruar baltën, vezët e bojën në fytyrë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:32
Edi Rama

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama pranoi se ka bërë gabime gjatë qeverisjes, por ai tha se ka duruar shumë sulmet e opozitës.

Rama tha se nuk e ka harruar se zyra është e tij, por pushteti është i qytetarëve. Ndaj ai ka thënë se kurrë nuk do ti tradhtoj qytetarët.

“Kohët e fundit e kemi kafshuar shumë shpesh gjuhën, e kemi lënë të kalojë valën e sulmeve të atyre që e duan vendin shesh për përsheshin e tyre, kanë sulmuar parlamentin, duke gjymtuar fizikisht me aktin e tradhtisë ndaj zgjedhësve dhe sistemit demokratik.

Kanë sulmuar vendin, në çdo instancë e kanal të huaj kur kanë pasur mundësi të fusin hundën, nuk ua kem kthyer sy për sy e as dhëmbë për dhëmbë, kemi duruar pa fund. U kemi ofruar bashkëpunim.

U kemi ofruar bashkëpunim për reformën zgjedhore. U kemi duruar baltët, vezët dhe bojën e dëshpërimit të tyre mbi fytyrat tona por e gjitha ka qenë e kotë. Në vend që të na sfidonin me ide zgjodhën të na gjuajnë me gurë.

Në vend që të na sfidonin në fushën e demokracisë duke përdorur mendjen për të na mundur kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbyturi që të mbyt me synimin që ta bëjnë Shqipërinë që të duket sërish ai vendi i mbytur në dallgët e rrumpallës së tyre që bota kishte nisur t’i harronte.

Nuk kemi mandat për të lëshur nga dora por vetëm kontratë për të përfunduar me njerëzit e këtij vendi. Unë kam bërë edhe gabime, por nuk e kam tradhtuar kurrë e nuk do t’ju tradhtoj, juve që jeni dhe atyre që nuk janë, në Shqipëri, apo nëpër botë, që më kanë dhënë mua dhe PS për të bërë Shqipërinë që duam”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat