“Zgjedhje të parakohshme vetëm nëse…”, PD i përgjigjet sfidës së Ramës

Shqipëria

“Zgjedhje të parakohshme vetëm nëse…”, PD i përgjigjet sfidës së Ramës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:47
Selia e Partise Demokratike

Partia Demokratike i është përgjigjur sfidës së bërë nga kryeministri Rama, që ka deklaruar nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, se do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, vetëm nëse demokratët fitojnë një bashki me shumë se socialistët.

Në emër të PD-së, ka reaguar sot Sekretari i Pergjithshem, Gazment Bardhi.

“Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme.” ???”- shkruan Bardhi.

Sfida e Rames 

“Vetë e zgjodhët të rrinit rrugëve, rrugëve do rrini. Ne s’kemi mandat për t’ju dhënë pushtet juve.

Unë e kam një ftesë për ju, jeni ju që ja keni rrokanisni kokën ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore.

Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit, do fitoni një bashki më shumë se ne, jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E di që ju s’do e pranoni këtë sfidë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat