PS konfirmon disa kandidatë për zgjedhjet e qershorit

Shqipëria

PS konfirmon disa kandidatë për zgjedhjet e qershorit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:56
PS

I gjithë kongresi PS ishte i konceptuar dhe ndërtuar në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, kur kanë mbetur vetëm 3 muaj nga ky test i rëndësishëm për maxhorancën, për të cilën opozita nuk e ka ndarë ende mendjen.

Në këtë kongres, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ai i Fierit Armando Subashi, i Korçës Sotiraq Filo dhe ajo e Roskovecit, Majlinda Bushi, ishin zgjedhur për të mbajtur një fjalë për atë çfarë kanë arritur këto katër vjet dhe sfidat në bashkitë që drejtojnë.

Përzgjedhja e tyre indirekt ishte një rikonfirmim për të garuar për një mandate të dytë. Nuk përbën më surprizë deputeti Pjerin Ndreu i përzgjedhur për të fituar garën në bashkinë e Lezhës, drejtuar nga demokratët.

“Lezha është një mrekulli natyrore që i ka të gjitha, por që menaxhohet keq, nga ata që e drejtojnë sot. Lezha është shembulli i “bashkisë që nuk duam”, ndaj në zgjedhjet e ardhshme duhet të marrim një mandat të fortë, për të qeverisur në mënyrën e duhur këtë qytet”, tha Pjerin Ndreu.

Prefekti Elbasanit Gledian Lllatja do të garojë për një mandat tjetër drejtues nga socialistët në Elbasan, pas vendimit për t’u tërhequr, nga kryetari aktual Qazim Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat