Rama sulmon mediat dhe gazetarët: Derrhane, zuzarë, kazan… kadrinj

Shqipëria

Rama sulmon mediat dhe gazetarët: Derrhane, zuzarë, kazan… kadrinj

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:09
Edi Rama

Kryeministri Rama sulmoi mediat dhe gazetarët gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS duke i quajtur derrhane, zuzarë e kadrinj

Edi Rama: A keni parë në ndonjë portal këtë Shqipëri. A debatohet gjëkundi për këtë Shqipëri?! Përkundrazi çdo ditë e çdo natë, hap televizorin e sheh keq zi. Një stinë të tërë televizive në një vend që ka patjetër njëmijë e një halle por që fiton çdo ditë  njëmijë e një sfida e merr Babale Alizoti, pastaj vjen telefonata e Niçes nga Shijaku, edhe një stinë tjetër televizive. Pastaj vjen teledrama e djegies së mandateve. 

Dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në një derrhane dhe sherrhane ku çdo ditë deri në darkë miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave të shtririë kolltuqeve u drejtohet fjala me emrin zotëri. Si mendon zotëria juaj? Çfarë mendoni ju Kadri për Niçen e Shijakut? Po ju zoti Kadri si e konsideroni Babalen? A mendoni ju zotëri se Ilir Meta do vrasë veten? Dhe derrat e shtrirë atje japin mendim, bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione. Kurse Shqipëria juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, as në ato portale dhe as falë kadrinjve, se ka Kadri po ka edhe më keq se ka 100 kadrinj. Nuk i intereson. 

Atyre nuk kemi çfarë t’ju bëjmë. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi çfarë të bëjmë sepse ata me lirinë mund të diktojnë axhendën e lajmeve dhe debateve në ato kafazet e pëllumbave të tyre, pëllumba me emrin kadrinj por nuk diktojnë dot  lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet në social me të gjithë njerëzit në vend dhe jashtë kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat