Ashpërsim i Kodit Penal për këdo që ushtron dhunë mbi personat në detyrë

Shqipëria

Ashpërsim i Kodit Penal për këdo që ushtron dhunë mbi personat në detyrë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ashpërsimin e Kodit Penal, ndaj kujtdo që ushtron dhunë mbi personat që janë duke kryer një detyrë publike.

Është momenti, tha Rama, për t’i dhënë përgjigje shumë të qartë dhunës për shkak të detyrës. “Çdo lloj goditje për shkak të detyrës ndaj mjekëve do të marrë përgjigje. Përgjigje do të marrë çdo lloj goditje, që nga fushat e futbollit, ku goditen arbitrat, lojtarët, e deri te goditja e policëve apo e atyre që janë përfaqësuesit e popullit në parlament, qeveri apo bashki”, tha Rama.

Rama tha se “do të dënohet po ashtu edhe dhuna në sallën e parlamentit”. “Për këdo që ngre dorën kundër kujtdo që kryen një detyrë publike do të ketë ndëshkime shembullore të pashmangshme nga asnjë Gjykatë. Kujtdo që godet dikë për shkak të detyrës shteti ka për detyrë t’u tregojë vendin”, tha Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat