Ekzekutimi mafioz, avokati u vra me dy plumba në kokë

Shqipëria

Ekzekutimi mafioz, avokati u vra me dy plumba në kokë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:57
Foto

Ekzekutimi i avokatit të njohur, Ravik Gurra, është kryer me selinciator, nga një person i maskuar i cili është larguar me një automjet tip “Mercedez Benz”. Gurra është vrarë në momentin që po konsumonte kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se u largua me automjetin që u gjet i djegur në fshatrat e Elbasanit.

Pista kryesore që po heton policia është vrasje për shkak të detyrës, ndërsa me çështjen po merren dhe krimet e rënda, për vrasje të funksionarëve publik. Të vetmit të shoqëruar kanë qenë disa persona nga qyteti ku ndodhi ngjarja, të cilët janë marrë në pyetje mos kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Dhoma e Avokatisë në shenjë proteste do të bojkotojë seancat gjyqësore për 3 ditë, duke nisur nga dita e hënë, në shenjë proteste për kolegun e tyre. Gjatë të shtunës është bërë dhe përcjellja për në banesën e fundit të avokatit Ravit Gurra. Ngjarjet kriminale në vend janë kthyer në një shqetësim për rendin dhe qetësinë, pasi vetëm në 7 ditë janë vrarë 5 shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat