Pas Kongresit të sotëm të Partisë Socialiste, në sheshin “Nënë Tereza”, të mbushur me autobusa nga e gjithë Shqipëria, ka reaguar edhe analisti Ilir Demalia.
Demalia, që jeton prej vitesh në SHBA, e quan kongresin, “shfaqje e një të njeriu të mpirë psigjikisht, prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si kryekrimi i shkatërrimit të vendit”.
Ai lëshon edhe një urim në fund, “të mos bëhet kurrë Shqipëria që kërkon kryeministri Rama”.
Ja reagimi i plotë:
Kongresi Partisë Socialiste, çfaqje e një të njeriu të mpirë psigjikisht, prej maktheve të pushtetit dhe delirit të sundimit si kryekrimi i shkatërrimit të vëndit dhe parametrave me elementar të zhvillimit demokratik dhe shtetit të së drejtës.
Ky njeri i kapur tërësisht nga oligarkia organizatave kriminale të drogës, pastrimit parave, korrupsionit shtetëror, vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës publike, me të vetmin qëllim, mbajtjen e pushtetit dhe me një parti idjotësh si ajo e mbledhur sot në shesh, që i bindeshin ketij mithomani psiqik, e kjo do të thotë, thirrjes së tij, “nxirrni telefonat nga xhepi!
Nxirre ti Pandi!
Nxirrini! Nxirrini!
Dhe bëni nga një foto nga ky shesh, dhe postojeni, Ja Shqipëria që duam!
Tregoj një mjerim të madh jo vetëm për atë bandë në shesh por edhe për shqiptarët si…
Ajo Shqipëri që doni ju KM, megjithë atë turmë idjote në atë shesh, që i trajton si inbecilë, dhe ata, i binden idjotësisë suaj duke treguar idjotësine e turmave, kurrë mos u bëftë dhe i pushoftë ora një orë e më parë bashkë me ju KM.
Po të kujtoj se ai kongres në shesh sot është model i marrë nga Kongresi Partisë Naziste të Hitlerit në 1933! librin e të cilit ju e mbani tek koka krevatit, jo për të shkatërruar botën, se nuk i ke ato këllqe, por për të rrënuar Shqipërinë! Siç dhe deri këtu e ke rrënuar mjaft deri në pakthyeshmëri.