Kush e ka fajin për çmimin e lartë të biletave nga Rinasi?

Shqipëria

Kush e ka fajin për çmimin e lartë të biletave nga Rinasi?

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:11
Rinas

Pas ekspertëve  në fushën e aviacionit, edhe përfaqësues të agjencive turistike që janë çdo ditë në kontakt me qytetarët që përdorin Aeroportin e Tiranës, thonë se qeveria duhet të fokusohet tek shkaqet më të thella që bëjnë që biletat sot të jenë më të shtrenjtat në rajon.

Shteti, sipas tyre, ka të drejtën e mbikëqyrjes dhe kontrollit të koncesioneve dhe duhet të veprojë për këtë problem që ekziston prej vitesh.

Barrë në një biletë është edhe taksa që paguajmë për kalimin e kufirit, që qeveria mund ta heqë me një VKM.

Sipas tur operatorëvë hetimi u kompanive ajrore është gati i pamundur për shkak të liberalizimit të këtij tregu në vendosjen e çmimeve që e parashikojnë direktivat e BE. Kompanitë sipas tyre i vendosin çmimet në bazë të kostove që kanë ,kjo bën që në Shqipëri të mungojë edhe konkurrenca e kompanive.

Ne vende të rajonit sipas përfaqësuesve të agjencive jo vetëm që tarifat aeroportuale janë më të favorshme, por shtetet përdorin edhe subvencionime për të stimuluar turizmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat