Vijon puna në konvikte, rehabilitohet lulishtja te Godina nr. 1 te Mjekësia

Shqipëria

Vijon puna në konvikte, rehabilitohet lulishtja te Godina nr. 1 te Mjekësia

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:59
Puna në konvikte

Krahas punës për rikontruksionin e godinave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve në konvikte, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe për rehabilitimin e mjediseve të jashtme.

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit kanë realizuar rehabilitimin e lulishtes tek Godina nr.1 e Konvikteve të Mjekësisë.

Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, dhe punës së vazhduar, u sistemuan terrenet jashtë godinave studentore, si dhe u plotësua hapësira përreth me stola dhe kosha.

Sakaq, vijon puna për të përmirësuar kushtet në konvikte, në mënyrë që studentët të kenë kushte sa më mira dhe komode.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat