Tërmeti i la në çadër, banorët e fshatrave të Selenicës nuk kanë marrë dëmshpërblimet

Shqipëria

Tërmeti i la në çadër, banorët e fshatrave të Selenicës nuk kanë marrë dëmshpërblimet

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:24
Tërmeti në Selenicë

Në maj të vitit të kaluar, 5 lëkundje të forta toke dëmtuan 95 banesa në fshatrat e njësisë administrative Brataj, në bashkinë e Selenicës.

Në fshatrat Matogjin, Vermik dhe Bashaj shkuan shumë zyrtarë, që nga kryetari i bashkisë Selenicë, prefekti i Vlorës apo edhe Shefi i Shtabit të Emergjancave, Haki Çako, por situata vijon të jetë e njëjtë dhe asgjë s’ka ndryshuar.

Dy familje qëndrojnë ende në çadër, kurse të tjera në banesa të rrënuara nga tërmetet e vitit 2018. Sipas nënkryetarit të bashkisë Selenicë, Naim Veshaj, ekspertët përcaktuan dëmet, por dëmshpërblimet kanë mbetur peng i këshilltarëve

Veshaj tha se janë bërë katër mbledhje dhe nuk janë plotësuar kuorumet për të miratuar dëmshpërblimin për banorët e prekur nga tërmetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat