Këshilltari i Metës: Për këtë datë, SHBA dhe NATO meritojnë mirënjohje në përjetësi nga shqiptarët

Shqipëria

Këshilltari i Metës: Për këtë datë, SHBA dhe NATO meritojnë mirënjohje në përjetësi nga shqiptarët

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:15
Sulmet e NATO-s kundër caqeve serbe

Teksa përkujton 20 vjetorin e nisjes së fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, Gjeneral Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit Meta , thekson se kjo datë është e skalitur në memorien tonë kombëtare.

Reagimi i plotë në Facebook:

Sot është një datë, & përvjetor i skalitur në memorien kombëtare! 24 03 1999, NATO nis fushatën ajrore për të çliruar Kosovën, gjunjëzuar një “kriminel lufte si Millosheviçi” dhe ndryshuar gjeopolitikën e Rajonit!

20 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATO-s u angazhua në një luftë historike dhe u legjitimua si ”Aleanca e lirisë dhe e besimit te vlerat demokratike”!

Kjo datë, SHBA&NATO meriton mirënjohje në përjetësi nga mbarëshqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat