Vrasja e avokatit në Elbasan, kolegët e tij paralajmërojnë protesta dhe bojkot

Shqipëria

Vrasja e avokatit në Elbasan, kolegët e tij paralajmërojnë protesta dhe bojkot

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:02
Avokati i vrarë

Vrasja e Avokatit në Elbasan ka nxitur edhe reagimet e kolegëve të tij të cilët  jane mbledhur gjatë ditës së sotme në Elbasan për të diskutuar reagimin e mëtejshëm të tyre.

Pritet që avokatët të bëjnë thirrje për protesta dhe për të bojkotuar gjyqet në të gjithë vendin.

Dhoma e avokatisë po diskuton ndërkohë për veprimet e mëtejshme.

Vrasja e avokatit të njohur ishte një goditje e rëndë për këtë profesion dhe enigmat shtohen edhe me shumë nga sjellja profesioniste e autorëve të krimit.

Avokati kishte në proces disa çeshtje të rëndësishme gjyqsore.

Ravik Gurra, prej 10 vitesh avokat, u qëllua me dy plumba në kokë, ndërsa ishte ulur për të konsumuar kafe në një lokal bashkë me një përfaqësues të Avokatit të Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat