Adresat, statusi pasiv, detyrimet e prapambetura – Hyjnë në fuqi ndryshimet në procedurat tatimore

Shqipëria

Adresat, statusi pasiv, detyrimet e prapambetura – Hyjnë në fuqi ndryshimet në procedurat tatimore

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:00
Foto

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit se janë publikuar në Fletoren Zyrtare shtesat dhe ndryshimet në udhëzimin “Për procedurat tatimore”.

Disa prej ndryshimeve kryesore në udhëzim, janë si më poshtë vijojnë:

-Tatimpaguesit, të cilët do të aplikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit për të kaluar në status pasiv do të duhet që më parë të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore;

-Për çdo vend tjetër të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit, personi fizik, pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm me qëllim identifikimin vendndodhjes të veprimtarisë së re;

-Njoftimi dhe kërkesa për të paguar mund të bëhet edhe në rrugë elektronike;

-Parashikohen penalitete si për shitësin ashtu edhe për blerësin nëse kryejnë transaksione me subjekte në statusin “Pasiv”;

-Thjeshtëzimi i procedurës së çregjistrimit të tatimpaguesve/subjekteve të regjistruar në QKB dhe pranë Administratës Tatimore;

-Nuk është më detyrim pagesa e kamatëvonesës, në rastet e apelimit/ankimimit;

-Nëse tatimpaguesi pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin, gjoba zbritet me 30%;

-Sqarim i parimit antishmangie si një nga metodat alternative të vlerësimit në rastet e veprimeve për shmangien e tatimit dhe abuzimit me parimet e ligjit tatimor

-Gjithashtu në mënyrë të veçantë në udhëzim, përcaktohet se një person fizik me të njëjtin numër të identifikimit personal regjistrohet vetëm një herë nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Atij i lind e drejta të regjistrohet dhe të pajiset me një NIPT/NUIS të ri nga QKB vetëm pas çregjistrimit të NIPT-it/NUIS-it ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat