Basha: Mos rrini kafeneve, takoni njerëz, të enjten në ballë të protestës

Shqipëria

Basha: Mos rrini kafeneve, takoni njerëz, të enjten në ballë të protestës

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:01
Lulzim Basha

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD. 

Mbledhja kishte në qendër të diskutimit aksionin e opozitës dhe protestën e 13 prillit.

Gjithashtu lajmërohet se do të ketë protestë edhe të enjten para Kuvendit. 

Basha u kërkoi ish deputetëve dhe Kryesisë që të intensifikojnë takimet me qytetarët.

  "Mos rrini në kafe por zbrisni në terren dhe takoni qytetarët. Të enjten duhet të jeni në ballë të protestës" mësohet tu ketë thënë kryetari i PD-së ish deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat