Balla: Basha gënjeu edhe tek pragu i Prokurorisë, mos lejoni t'ju tërheqë për hunde

Shqipëria

Balla: Basha gënjeu edhe tek pragu i Prokurorisë, mos lejoni t'ju tërheqë për hunde

Më: 25 mars 2019 Në ora: 13:17
Lulzim Basha, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se gënjeu me deklaratën pasi doli nga Prokuroria. Në një status në Facebook, Balla thotë se nuk duhet të lejohet që Basha të tërheqë për hunde njerëzit.

Balla në Facebook: Ju që i shkoni pas një njeriu si ky, i vetmi që gënjen edhe tek pragu i derës së Prokurorisë, si mund t'ia lejoni vetes t'ju tërheqë për hunde një matrioshkë si Lulzim Basha! Me lehtësinë e gënjeshtarit profesionist ai thotë që hetimi për financimet e PD ka nisur me kërkesë të PD një vit e gjysëm më parë!!!

Po ai kallzimi im ndaj tij për këtë çështje pse u bë? Po FBI dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ky ia ka kërkuar hetimin për veten? Po autoriteteve skoceze mos ua ka kërkuar Lulzimi të kryejnë hetimet për gati 1 milionë dollarë të padeklaruara, që i dolën në Amerikë si para ruse?

O ju njerëz që ju sjellë vërdallë Lulzimi, thirrini mendjes e mos u bëni kukulla të kësaj matrioshke gënjeshtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat