PD: Deklarata e Prokurorisë e gatuar politikisht

Shqipëria

PD: Deklarata e Prokurorisë e gatuar politikisht

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:09
Selia, PD

Partia Demokratike, thotë se deklarata e sotme e Prokurorisë lidhur me lobimin e PD-së në SHBA, është e gatuar politikisht. Në njoftimin zyrtar, të Prokurorisë thuhet se objekt i hetimit është vërtetësia e shpenzimeve monetare të kryera nga subjekti politik PD në fushatën elektorale të vitit 2017.

Reagimi i plotë

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht. Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.

Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat