Shqiptarët, dobët me anglishten

Shqipëria

Shqiptarët, dobët me anglishten

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një studim i ri tregon se vetëm 17% e popullsisë shqiptare janë anglisht folës të mirë. Të dhënat bëhen me dije nga MapChart, ndërsa sociologët shtojnë se këto shifra vijnë në sajë të vetëmjaftueshmërisë së shqiptarëve për të mos mësuar më tepër.

Edhe pse janë shtuar së tepërmi kurset e gjuhëve të huaja, duke krijuar kështu idenë se shqiptarët tanimë janë një popull i mirë anglisht folës, të dhënat flasin ndryshe.

Sipas një harte të publikuar nga Map Chart, Shqipëria rezulton me vetëm 17% të popullsisë që e njohin dhe e flasin mirë gjuhën angleze.

Duke përjashtuar vendet që flasin anglisht, si SHBA dhe Britania e Madhe, raporti vlerëson se  shtetet me aftësi më të mira në gjuhën angleze janë Holanda, Suedia, Danimarka, Norvegjia etj. Por, për Shqipërinë një e dhënë e tillë sipas sociologëve tregon vetëmjaftueshmërinë e qytetarëve me dijen dhe dëshirën për të mësuar më tepër.

Binjaku: Nëse do ti referoheshim një grupmoshe që përfshin nga 25-64 vjeç, në terma të përgjithëm mesatarë besoj se ne qëndrojmë dobët. Është një lloj vetëmjaftueshmërie e qytetarëve tanë që nuk e kanë me gjuhët e huaja por në përgjithësi e kanë me dijen.Nga momenti që përfundojnë një cilël e quajnë të mbyllur atë njohuri që kanë nevojë.

Rreth 840 milionë njerëz flasin anglisht në gjithë botën. 335 milionë njerëz e flasin  si gjuhë të parë dhe 505 milionë si gjuhë të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat