Vrasja e Nardit të “Bujtinave”, flet vëllai: S’kemi konflikte, kanë ngatërruar person! - Bota Sot
Vrasja e Nardit të “Bujtinave”, flet vëllai: S’kemi konflikte, kanë ngatërruar person!

Shqipëria

Vrasja e Nardit të “Bujtinave”, flet vëllai: S’kemi konflikte, kanë ngatërruar person!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:51
Ferdinand Polia

Vrasja e Ferdinand Polisë, i njohur ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’, e ndodhur disa ditë më parë në Grudë të Shkodrës duket se po merr shpejt zgjidhje nga Policia e Shtetit. Sot është shpallur në kërkim autori i ngjarjes, me inicialet K.S dhe janë arrestuar tashmë 3 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit G. T., 26 vjeç, K. T., 29 vjeç, A. M., 20.

Ndërkohë, Dritare.net ka kontaktuar me vëllain e të ndjerit, Pavlin Polinë, i cili në një prononcim ekskluziv ka treguar se sapo ka marrë njohje për autoret, i lajmëruar nga Policia.

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- është shprehur Pavlin Polia.

Nard Polia ishte i njohur si një nga njerëzit më përfaqësues të Thethit. Polia la pas gruan e tij shtatzanë dhe një fëmijë të vogël.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...