Gati për protesta masive? Kërkesat e studentëve ende të pa plotësuara - Bota Sot
Gati për protesta masive? Kërkesat e studentëve ende të pa plotësuara

Shqipëria

Gati për protesta masive? Kërkesat e studentëve ende të pa plotësuara

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:05
Foto ilustruese

U duk se protesta e studentëe përfundoi por pas disa muajsh njoftohet sërish ngritja e tyre.

Ka qënë lëvizaj “Për Universitet” ajo e cila  ka bërë njoftimin duke përmendur këtu dhe kërkesat e studentëve të paplotësuara.

Ndërkohë që sipas studentëve tarifa e masterit është rritur me 40 mijë lekë të reja. Nga ana tjetër bursa e ekselencës që përfitonin studentët me mesatare 9-10, prej 10 mijë lekë të rëja, ende nuk është marrë.

Ende nuk dihet nëse do ngrihen apo jo studentët në protestë, nga ana tjetër Universiteti i Tiranës ka filluar normalisht mësimin dhe studentët u janë rikthyer auditorve.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit propagandistik të radhës, kryeministri Rama u kujtoi studentëve se si qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre.

Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.

Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.

Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.

Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.

Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Në këto kushte, studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...