Pasditeve farmacistë pa diplomë, Urdhri i farmacistëve: abuzimi, shumë i përhapur

Shqipëria

Pasditeve farmacistë pa diplomë, Urdhri i farmacistëve: abuzimi, shumë i përhapur

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:27
Pamje nga video

Nëse ju duhet të blini medikamente në orët e vona të pasdites apo në fundjavë, bëni kujdes!

Në farmacitë ku drejtoheni, shpesh ata që  ofrojnë këtë shërbim nuk janë farmacistë.

Urdhri  i farmacistit ngre me shqetësim këtë fenomen, pasi ka konstatuar disa raste  në Tiranë dhe nëpër rrethe.

Dëfrim Goma, sekretar i përgjithshëm i Urdhrit të Farmacistëve Shqiptar, tha se  ka  ndodhur që në orët e pasdites ose në fundjavë, në farmaci shërbejnë bashkëshorti ose studente.

Heqja e disa kritereve për të hapur farmaci në ligjin e shërbimit farmaceutik iu lë vend këtyre abuzimeve  që në fakt  rriskojnë seriozisht  shëndetin e pacientit

“Sot farmaci hap kushdo. Mjafton të punësohet një drejtues teknik”, tha ai.  

Urdhri i farmacisteve kërkon që këto shkelje të ligjit të konsiderohen shkelje penale dhe drejtuesi teknik, i cili ka përgjegjësi për këto shkelje, të  ndiqet penalisht. Nga ana tjetër, Urdhri u kërkon qytetarëve që  kur drejtohen në farmaci, duhet t’i kërkojnë farmacistit dokumentin që vërteton që ai është  farmacist  dhe mund ta ushtrojë këtë profesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat