Fshatrat e Shqipërisë/ Zhvillimi i Roshnikut, mes bujtinës dhe traditës

Shqipëria

Fshatrat e Shqipërisë/ Zhvillimi i Roshnikut, mes bujtinës dhe traditës

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:48
Pamje nga video

Nën Tomorrin madhështor shtrihet një fshat relativisht i madh me tradita shumë të hershme dhe i vendosur mes dy përrenjve poshtë këtij mali në lindje të Beratit, i cili shënon lartësinë 2416 metra. Bëhet fjalë për Roshnikun dhe me siguri gjëja e parë që të vijnë në mend, janë fiqtë.

Në librat e historisë dhe ndër dokumente Roshniku citohet shpesh me emrin sllav të vjetër “Rudnik”.

Ky term ka dy kuptime: më i mirëfillti është miniera, apo gërmimi dhe kuptimi i dytë do të thotë brinjë mali. Gjithashtu një tjetër fakt historik i një rëndësie të madhe Është historia e Qyprilinjëve, të cilët prejardhjen e kanë pikërisht nga Roshniku. Mehmet Pashë Qypriliut, në vitin 1655 filloi periudhën e qeverisjes së familjes së Qyprilinjve, e cila i dha Portës së Lartë dhe Perandorisë Osmane sadrazemët më të suksesshëm, që i kthyen shkëlqimin e dikurshëm të Sulltanëve të mëdhenj.

Qyprilinjtë, që kanë qeverisur perandorinë mbi 70 vjet në shekullin e XVII janë: Qyprili Mehmet Pasha 1578- 1661, Fazëll Ahmed Mustafa Pasha 1635-1656, Fazëll Mustafa Pasha 1637-1691, Kara Mahmud Pasha 1634-1683, dhëndri i Mehmet Pashës, Kiblelizade Mustafa Pasha, kunati i Qyprilinjve, Admiral Mustafa Pasha-dhëndër i Qyprilinjve, Damat Numan Pasha-djali i madh i Mustafa Fazëll Pasha, Amxhazade Hysein Pasha, kushëriri i tyre, Sijavush Pasha etj.

Ndërsa tani ajo që ka rëndësi është investimi në këtë fshat dhe turizmi-agroturizmi, është themeli për një ekonomi të sigurt familjare.

Shqipëria është vendi që fton dhe përqafon më së miri turizmin historik dhe tradicional. Kështu, në kuadër të projektit “100 Fshatra”, gazetarja Ilnisa Agolli është ndalur këtë herë aty për të na treguar dhe një herë vlerat e fshatit dhe qëndrueshmërinë e tij tanimë ndryshe; financiare dhe kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat