Pranverë me zjarre. Në disa ditë, dëme të mëdha nga flakët e qëllimshme

Shqipëria

Pranverë me zjarre. Në disa ditë, dëme të mëdha nga flakët e qëllimshme

Më: 25 mars 2019 Në ora: 19:49
Pamje nga video

Në Lezhë, Tiranë e së fundmi në Lushnje dhe në Berat janë aktivizuar zjarre shumë të forta që kanë dëmtuar pemtore, por edhe pyje.

Zjarri më i fundit është shfaqur pranë qytetit të Lushnjes, në zonën pranë varrezave publike.

Më të dëmtuar nga zjarri janë pemë frutore të mbjella në anë të përroit, në një sipërfaqe prej 5 hektarësh.

Era favorizoi zjarrin, ndërsa policia nuk përjashton mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

Ndërsa në Berat zjarri ka përfshirë plantacionin me ullinj në fshatin Velabisht. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, zjarri ka shkrumbuar dhjetra rrënjë ullinj.

Nuk është hera e parë që vetë fermerët bëhen shkaktarë të zjarreve, ndërsa pastrojnë shkurret rreth pemëve me ullinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat