Përse u ekzekutua Nardi Polia? Vëllai i shqiptarit: Ai ishte viktimë e një ngatërrese

Shqipëria

Përse u ekzekutua Nardi Polia? Vëllai i shqiptarit: Ai ishte viktimë e një ngatërrese

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:24
Pavlin Polia

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë të Shkodrës, nuk ka ende asnjë pistë se pse i vranë të vëllanë. Në një prononcim ekskluziv për Oranews ai u shpreh se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv.

Jeni pyetur nga policia?

Pavlin Polia: Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte.

Edhe sa i takon tre personave të arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Polia nuk gjen asnjë lidhje të tyre me të vëllain.

Pavlin Polia: Kemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta.

I pyetur nëse vrasja ka lidhje me detyrën që ka mbajtur viktima, apo me të shkuarën e tij në Itali, ai jep këtë përgjigje:

Pavlin Polia: Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuar në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë.

Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, në afërsi të fushës së aviacionit.

Ngjarja u shënua me 20 mars. 35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat