Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 26 mars 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Moti ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare, deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të jenë të pranishme në orët e paradites, fillimisht në pjesën veriperëndimore, për t’u shtrirë më pas në pjesën më të madhe të vendit me një intensitet të ulët.

Në Alpe parashikohen reshje të dobëta bore.

Mjegull e mjegullinë do të ketë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi me shpejtësi 2-12 m/sek, erë me rrahje dhe shpejtësi deri në 15-20 m/s përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë, përcjell Atsh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri ne 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 18 deri në 20 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat