Sot seanca për ish-ministrin Tahiri, mund të kërkojë gjykim të shkurtuar

Shqipëria

Sot seanca për ish-ministrin Tahiri, mund të kërkojë gjykim të shkurtuar

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:45
Saimir Tahiri

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancë paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Dosja Tahirit në gjykatë

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish ministri shoqërohet nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat