Rama nuk mbajti premtimet ndaj studentëve, mbi njëmijë minuta live

Shqipëria

Rama nuk mbajti premtimet ndaj studentëve, mbi njëmijë minuta live

Më: 26 mars 2019 Në ora: 10:44
Protesta e studentëve

Portali i transparencës, i prezantuar të hënën nga Kryeministri Edi Rama ishte një prej premtimeve të mbajtura jo në kohë nga qeveria. Sipas një raporti të publikuar nga Qëndresa Qytetare, rezulton se janë 9 premtime, që qeveria ndërrmori në kuadër të Paktit për Universitetin dhe nuk ka mundur t`i plotësojë.

Rigels Xhemollari: "Paratë e studentëve po menaxhohen përsëri në terr dhe në errësirë. Brenda muajit shkurt duhej të kishin dalë aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshme kartën e studentit. Duhej të ishte hartuar metodologjia e sondazhit."

Sipas Qëndresës për Qytetarët, Pakti për Universitetin u përdor nga qeveria si mekanizëm për të shuar protestën.

Rigels Xhemollari: "Ne kemi konstatuar që premtimet që qeveria i bëri në panik dhe në mënyrë të nxituar për shkak se protesta nuk po mbaronte ishin më shumë se mund të realizonte"

Për një periudhë afro 3 mujore, Qëndresa për Qytetarët ka monitoruar daljet në publik të Kryeministrit Rama, ku rezulton se ai ka realizuar 25 komunikime në mbi 1 mijë minuta por vetëm 3 nga 18 angazhimet mbi “Paktin për Universitetin” u bënë transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat